METRO TURIZM SEYAHAT ORGANIZASYON VE TICARET A.S.
Metro Turizm, liderja e sektorit të transportit në Turqi, është kompania më e madhe e transportit me rrugë tokësore në aspektin e xhiros vjetore dhe numrit të udhëtarëve të transportuar. Kompania ka në total në flotën e saj 1463 autobusë, nga të cilët 673 janë pronë e saj.
Ajo zotëron një flotë të re, ku mosha mesatare e autobusëve është 3 vjeç. Krahas kapitalit të fuqishëm dhe strukturës organizative efektive të “Metro Holding”, me të cilën ka lidhje organike, Metro Turizm zotëron një avantazh të rëndësishëm në raport me rivalët e saj me anë të rrjetit të shitjes së biletave brenda dhe jashtë vendit, me gjithsej 1.000 agjenci aktive të shtrira në 77 provinca anembanë Turqisë. Në ditë kompania realizon 1400 udhëtime, kurse në vit transporton mesatarisht 19.000.000 udhëtarë. Transportin e brendshëm në qytet për pasagjerët Metro e siguron nëpërmjet 307 automjeteve për transport urban pa pagesë.
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të kompanisë në vitin 2013 ka qenë në nivelin e 21 milionëve, kurse në vitin 2014 kjo shifër arriti mbi 23 milionë. Metro Turizm numrin e pasagjerëve dhe të udhëtimeve ka vazhduar ta rrisë në një periudhë, kur transporti i udhëtarëve me rrugë ajrore, detare dhe hekurudhore ka krijuar alternativa të volitshme, gjë kjo që tregon pozicionin e fuqishëm të Kompanisë në këtë sektor. Metro Turizm ka përvetësuar parimin për të mos bërë asnjë kompromis në cilësinë e shërbimit, dhe për vitin 2015 i ka vendosur si objektiv vetes të transportojë 26 milionë pasagjerë.