Çfarë është anëtarësimi në Passenger Card?

Passenger Card është një program udhëtimi i ofruar nga Metro Turizm për pasagjerët e vet, e cila ofron zbritje në çmimin e shitjes së biletave dhe u mundëson udhëtarëve të mbledhin pikë nga udhëtimet që ata realizojnë. Pasagjeri ynë, i cili është anëtar i Kartës së Pasagjerëve (Passenger Card) edhe mund të fitojë një zbritje të menjëhershme, por edhe të grumbullojë pikë pas udhëtimit. Pikët e mbledhura pasagjeri mund ti përdorë më pas për udhëtime falas.

Si mund të anëtarësohem në Passenger Card?

Për t’u bërë pjesë e Passenger Card ju mund të aplikoni pranë agjencive tona të shitjes së biletave, duke telefonuar në Call Center e Metro Turizm dhe online përmes faqes tonë të internetit, duke u regjistruar si një anëtar Ju lutem klikoni këtu për t’u anëtarësuar.

Si mund ta ndjek gjendjen e pikëve të Passenger Card?

Gjendjen e pikëve në kartën tuaj Passenger Card mund ta ndiqni personalisht duke kontaktuar me agjencitë e shitjes së biletave, duke telefonuar në Call Center e Metro Turizm në numrin 0850 222 34 55 ose online nga uebsajti ynë www.metroturizm.com.tr duke hyrë në sistem si anëtar. Ju lutem klikoni këtu për t’u identifikuar si anëtar.

Çmimet e biletave që janë paraqitur në faqen tuaj të internetit, si për shembull për linjën Izmir Kastamonu janë 65 TL (Lira Turke), megjithatë e njëjta biletë kur e blen në agjenci kushton 80 TL. Cila është arsyeja e një diference të tillë?

Sipas listës normalisht çmimi për linjën Izmir - Kastamonu është 80 TL, ndërsa çmimi i shitjes në internet (online) ose për ata që kanë Passenger Card është 65 TL. Biletat normale shiten me 80 TL, çmimi special për anëtarët e Metro është 65 TL. Duke u bërë anëtar, edhe ju mund ti blini biletat tuaja me çmimin e veçantë të Metro

Nuk blej dot biletë në internet edhe pse emrin dhe mbiemrin e pasagjerit i kam shkruar pa gabime në uebsajtin tuaj. Sistemi më paralajmëron në lidhje me emrin e mbiemrin. Përse ndodh kjo?

Nëse ju shkruani të plotë dhe pa gabime numrin tuaj personal të identifikimit në Republikën e Turqisë nuk do të keni ndonjë problem.

Pikët që më janë mbledhur në kartën e vjetër Passenger Card dua ti transferoj në kartën e re, si mund të më ndihmoni?

Ky veprim mund të kryhet vetëm në agjencitë tona që shesin bileta. Ju mund të merrni ndihmë në çdo Agjenci të Metro Turizm që është më afër jush.

Biletën e kam blerë me kartë krediti, e cila nuk është e imja. Bileta duhet të blihet patjetër nga poseduesi i kartës së kreditit?

Biletën ju mund ta merrni nga Agjencia jonë që është më afër jush duke treguar numrin e referencës që ju ka dhënë Sistemi ynë i Shitjeve Oline. Stafi i Agjencisë tonë gjatë dorëzimit të biletës do të verifikojë identitetin tuaj dhe numri juaj i identifikimit do të shkruhet në biletë. Biletat nuk i dorëzohen askujt pa u bërë fillimisht kontrolli i dokumenteve të identifikimit.

A jam i detyruar që t’ia jap numrin tim të identifikimit stafit të Agjencisë së Biletave?

Në përputhje me pikën 48-A të Rregullores mbi Transportin me Rrugë Tokësore, përgatitur në kuadër të Ligjit Nr.4925 të Ministrisë turke të Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit “Mbi Transportin Tokësor”, pronarët e licencave dhe agjencitë e biletave që operojnë në transportin e rregullt të udhëtarëve duhet të lëshojnë një biletë të veçantë për çdo pasagjer. Informacioni i çdo pasagjeri (Emër-mbiemër / Numri i Identifikimit) duhet të përpilohen veçmas për çdo biletë të shitur. Për këtë arsye ka një rëndësi të madhe që në procesin që ka lidhje me numrin tuaj të identifikimit ta përdorni patjetër numrin tuaj personal dhe t’ia paraqisni atë personelit në Agjencitë tona të biletave. Çështja ka shumë rëndësi edhe për sigurinë tuaj.

A është e mundur për të bërë një rezervim nëpërmjet uebsajtit tuaj dhe për të blerë më vonë me para në dorë biletën nga agjencitë tuaja?

Për fat të keq, nuk është e mundur të bëni rezervime përmes faqes tonë të shitjeve online. Për rezervime, ju mund të shkoni në agjencinë më të afërt ose mund ta bëni rezervimin duke telefonuar në qendrën tonë të thirrjeve (Metro Call Center) përmes numrit 0580 222 34 55.

Për sa kohë mund ta konvertoj e-biletën që kam blerë në internet me një biletë normale?

Biletën normale që korrespondon me biletën që keni blerë në internet duhet ta merrni nga agjencia jonë më e afërt jo më vonë se 30 minuta nga orari i nisjes.

Në faqen tuaj të shitjeve online mund të zgjedh linjën e udhëtimit, por nuk zgjedh dot kolltukun. A mund të më ndihmoni?

Arsyeja përse nuk jeni në gjendje të zgjidhni një kolltuk është se për atë udhëtim që kërkoni ju nuk ka vende të lira në dispozicion. Mundohuni të bëni një përzgjedhje për një udhëtim tjetër.

Çfarë është kodi CVV?

Kodi CVV është numri i sigurisë me 3 shifra që ndodhet në anën e pasme të kartës së kreditit

Pasi kam kryer veprimet online për blerjen e biletës në adresën time të e-mailit nuk më ka mbërritur asnjë informacion. Çfarë duhet të bëj?

Pasi keni kryer pagesën online, ju lutemi të kontrolloni kutinë e mesazheve të reja/spam të adresës tuaj të e-mail, e cila është e regjistruar në sistemin tonë. Nëse nuk ju ka ardhur e-mail, ju mund të telefononi për ndihmë në qendrën tonë të thirrjeve (Metro Call Center) përmes numrit 0850 222 34 55.

Si të blini bileta autobusi në internet ?

Ju mund ta bëni blerjen e biletës tuaj në një kohë të shkurtër nga seksioni i Biletave Online në adresën tonë www.metroturizm.com.tr ose duke shkarkuar aplikacionin tonë Mobile.

Sa kushton bileta e autobusit ?

Ai ndryshon sipas rrugës që dëshironi të shkoni. Mund ta kontrolloni nga ekrani i kërkimit të biletave në internet.

Bilet almakta sorun mu yaşıyorsunuz? Sizi Arayalım
X

SİZİ ARAYALIM

Bu alanda yalnızca bilet almakta sorun yaşayan yolcularımız için hizmet sağlamaktayız.